(Ilustrim) Foto: PK

Detaje nga gjuajtja me armë drejt një shtëpie në Podujevë, në rrugë u gjet edhe granatë dore

Një burrë nga Podujeva ka raportuar në Policinë e Kosovës se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij.

Pas kësaj, sipas ankuesit të dyshuarit janë larguar me shpejtësi me një veturë në drejtim të panjohur.

Në raportin e sotëm 24-orësh të PK-së është thënë se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Aty u tha se janë gjetur dhe konfiskuar pesë gëzhoja të armës e po ashtu një granatë dore me siguresë është gjetur në rrugë.

Tutje është thënë se më pas janë ftuar në rast njësitet për deminim nga KFOR dhe Forca e Sigurisë së Kosovës.

Këta të fundit kanë bërë edhe tërheqjen e mjetit pa incidente.

Policia ka thënë se në konsultim me prokurorin, rasti është kualifikuar si vrasje në tentativë dhe ndodhet në proces hetimor.

Podujevë, të shtëna me armë në drejtim të një shtëpie