Foto-ilustrim

Podujevë, të shtëna me armë në drejtim të një shtëpie

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 2:00 ka marrë informatën për të shtëna me armë në drejtim të një shtëpie në fshatin Sfeçël të Podujevës.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar rastin për KALLXO.com.

Sipas Ahmetit, nuk ka persona të lënduar.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”- ka thënë zyrtarja policore.

Sipas zëdhënëses, rasti është cilësuar si vrasje në tentativë.