Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet. Foto: REL
Derek Chollet drejt pozitës së re në Departamentin amerikan të Mbrojtjes
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka njoftuar se është shumë afër kalimit në Departamentin e Mbrojtjes.
Chollet në Twitter ka bërë të ditur se po pret konfirmimin e Senatit për emërimin e tij si Nënsekretar i Mbrojtjes për Politikë.
Ai ka shkruar se ka qenë nder i madh që t’i shërbejë popullit amerikan bashkë me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken.
Blinken e ka uruar për pozitën e re dhe e ka quajtur atë anëtar kryesor të ekipit të tij.
“Me konfirmimin e tij, humbja jonë do të jetë përfitimi i departamentit të Mbrojtjes dhe kombi ynë do të vazhdojë të përfitojë nga shërbimi i tij i përkushtuar” – ka thënë Antony Blinken.
It has been the greatest honor to serve the American people with @secblinken and the dedicated @statedept team. I am humbled by the opportunity to return to @DeptofDefense and work with @secdef on our nation’s security. I look forward to working with the Senate on my… https://t.co/6IUWXOFSxC
— Derek Chollet (@CounselorDOS) July 25, 2023
Chollet, gjatë punës së tij në Departamentin e Shtetit ka qenë vazhdimisht i përfshirë në përpjekjet për marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.