'Chelsea' deklarohet pas dorëheqjes së Abramovich: Jemi me Ukrainën, po lutemi për paqe

Klubi anglez i futbollit, “Chelsea FC” ka dalur me një deklaratë sa i përket zhvillimeve të fundit në Ukrainë.

Klubi në deklaratë ka thënë se janë me Ukrainën dhe të gjithë në klub po luten për paqe.

“Situata në Ukrainë është e tmerrshme dhe shkatërruese. Mendimet e “Chelsea FC” janë me të gjithë në Ukrainë. Të gjithë në klub po luten për paqe”, thuhet në deklaratën e”Chelsea”.

Mbrëmë, oligrarku dhe miliarderi rus, Roman Abramovich ka dorëzuar detyrën e pronarit të klubit “Chelsea FC”.

Ai e ka dorëzuar klubin tek administratorët e fondacionit bamirës të “Chelsea” për administrimin dhe kujdesin ndaj klubit.

Abramovich dorëzon detyrën e pronarit të “Chelsea FC”

.