Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve, këto janë ndeshjet çerekfinale

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Shorti ka nxjerrë dy ekipe spanjolle kundër dy ekipeve angleze.

Real Madrid do të përballet me Chelsea ndërsa Manchester City do të përballet me Atletico Madrid.

Çerekfinalja e tretët pritet të jetë midis Villareal dhe Bayern Munich ndërsa Benfica do ta pres Liverpoolin.

Fituesi i ndeshjes Manchester City- Atletico Madrid do të përballet me fituesin e Real Madrid- Chelsea ndërsa fituesi i Villareal- Bayern Munich do të përballet me fituesin e Liverpool- Benficës.

Ndeshjet e para çerekfinale pritet të zhvillohen me 5 dhe 6 prill ndërsa ato të kthimit me 12 dhe 13 prill.

Gjysmëfinalet pritet të zhvillohen me 26 e 27 prill dhe 3 e 4 maj. Finalja e madhe pritet të zhvillohet më 28 maj në Francë.

Finalja e këtij edicioni ishte paraparë të zhvillohej në Rusi por pas sanksioneve nga UEFA, finalja e Ligës së Kampionëve u zhvendos në Francë në stadiumin Stade de France në Paris, i cili gjithashtu organizoi finalen në vitin 2000 dhe atë të vitit 2006.