Të premten në ora 12 caktohen duelet e çerekfinales

Të premten në mesditë pritet të caktohen duelet e çerekfinaleve në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Në short janë të përfshira 8 skuadra të cilat kanë arritur që të kualifikohen në kuadër të çerekfinales.

Nga Anglia dhe Spanja janë nga 3 skuadra që kanë kaluar tutje, ndërsa Gjermania dhe Portugalia me nga 1 ekip.

Italia dhe Franca nuk përfaqësohen me asnjë ekip në këtë fazë të Ligës së Kampionëve.

Ekipet të cilat kanë arritur të sigurojnë çerekfinalen janë: Chelsea, Villareall, Atletico Madrid, Benfica, Real Madrid, Liverpool, Bayern Munichi, Manchester City.

Chelsea është kualifikuar pasi ka eleminuar Lille, Villareal ka eleminuar Juventusin, Atletico Madrid ka eleminuar Manchester United, Benifca ka eleminuar Ajax, Real Madrid ka mposhtu PSG-në, Liverpool ka eleminuar Inter, Bayern Munich ka eleminuar Salzburgun ndërsa Manchester City ka eleminuar Sporting Lisbonën.