Abramovich dorëzon detyrën e pronarit të “Chelsea FC”

Roman Abramovich ka dorëzuar detyrën e pronarit të klubit “Chelsea FC” tek administratorët e fondacionit bamirës të Chelsea për administrimin dhe kujdesin ndaj klubit.

Lajmi është bërë i ditur pëmes një deklarate të Abramovich.

“Gjatë pronësisë sime gati 20-vjeçare të Chelsea FC, gjithmonë e kam parë rolin tim si kujdestar i klubit, puna e të cilit është të sigurojë që ne të jemi aq të suksesshëm sa mund të jemi sot, si dhe të ndërtojmë për të ardhmen, ndërsa gjithashtu duke luajtur një rol pozitiv në komunitetet tona”, thuhet në njoftim.

Tutje, Abramovich ka thënë “Unë besoj se aktualisht ata janë në pozitën më të mirë për t’u kujdesur për interesat e klubit, lojtarëve, stafit dhe tifozëve”.