ILUSTRIM- Xhami në Prishtinë. Foto: Denis Sllovinja/Kallxo.com

Brenda tri ditësh vidhen dy herë para në xhami në Gjilan

Dy raste të vjedhjes në dy xhami kanë ndodhur në Gjilan.

Njëri rast të dielën e tjetri të martën, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë.

Në të dy rastet persona të panjohur kanë hapur kasafortat e dy objekteve fetare dhe kanë vjedhur sasi të parave që ishin mbledh për bamirësi.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit Valon Osmani,  tha për KALLXO.com se për asnjërin rast nuk dihet shuma e parave të vjedhura.