Botohet libri për jetën në qendrat e azilkërkuesve në Gjermani

Studiuesi Avni Rudaku ka botuar librin “Hajmet i hanë refugjatët”, në të cilin ka përshkruar jetën e azilkërkuesve në qendrat e azilit në Gjermani.

Në librit “Hajmet i hanë refugjatët”, në vetën e parë Rudaku dokumenton emigrimin e kosovarëve gjatë 2014 – 2015, ku përmes vëzhgimit dhe hulumtimit zbardh jetën e azilkërkuesve që nga dita e parë e azilit e deri tek kthimi (i vullnetshëm) në atdhe.

Rudaku jep çdo detaj të jetës së një azilkërkuesi në qendrat e azilantëve në Gjermani, kërkesën për azil, strehimi, jetën brenda hamjit (qendrës së azili) paragjykimet, racizmi dhe urrejtja ndaj refugjatëve, konfliktet, aktivitetet sociale e kulturore të azilantëve, deri tek proceduar dramatike të aplikimit përmes tregimet “interesante” të azilantëve për azil.

Gjithashtu, libri përshkruan edhe marrëdhëniet dhe raport ndërkulturore të azilkërkuese në qendra te azilit.

Libri “Hajmet i hanë refugjatët” është promovuar të shtunën e shkuar në Gjilan.