Botohet libri për mendimin politik të Arbën Xhaferit për Kosovën

Shtëpia Botuese “Ura” ka botuar librin “Mbi çështjen shqiptare – bashkëbisedim me Arbën Xhaferin” të autorit Musli Krasniqi.

Libri përmban shtatë intervista me politikanin dhe personalitetin e shquar shqiptar, Arbën Xhaferi.

Intervistat janë realizuara nga autori i librit në vitet 2006-2009 dhe të botuara në shtypin e kohës në Prishtinë.

Çështja e Kosovës, është tema kryesore e librit që përshkon intervistat, por edhe temat tjera që kanë të bëjnë shqiptarët në përgjithësi, në një  shtrirje në kohë të një harku gati tri vjet, duke përthekuar gjithë hapësirën gjeografike shqiptare.

Po ashtu në  libër trajtohen edhe zhvillime historike të Serbisë dhe të politikave të saj antishqiptare, si dhe analiza të karakterit global, por gjithnjë në funksion të temës kryesore.

Libri është promovuar më 16.02.2024 në Prishtinë, në kuadër të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Arbën Xhaferi ishte një politikan shqiptar nga Maqedonia e Veriut. Ai vdiq në gusht 2012 në Spitalin e Shkupit pas një hemorragjie cerebrale.

Arbën Xhaferi ishte kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) dhe ishte një avokat i të drejtave për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Ai njihet më së shumti për thirrjen për ndryshim në Preambulën e Kushtetutës. Ai botoi dy vepra që fokusohen te shqiptarët në Maqedoninë e Veriut: “PDSH-ja jo në letër” dhe “Sfidat e demokracisë në shtetet multietnike”, duke përsëritur bindjet e PDSH-së.

Autostrada që lidhë Kosovën me kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkupin, mbanë emrin “Arbën Xhaferi”.

Ballina e librit ‘Mbi çështjen shqiptare – bashkëbisedim me Arbën Xhaferin’. Foto:KAllXO.com.