Studiuesja Bregasi: Latinishtja, boshti i kulturës europiane

Studiuesja Majlinda Bregasi ka botuar librin “Albanica Latina”, i cili është një metodë moderne e mësimit të gjuhës latine.

Libri për mësimin e latinishtes “Albanica Latina” është promovuar në mars të vitit 2024, ndërsa është botuar nga Universitetit i Prishtinës.

Majlinda Bregasi, profesoreshë në Universitetin e Prishtinës, ka thënë për KALLXO.com se libri është metodë moderne e mësimit të gjuhës latine, bazuar në metodologjinë dhe teknikat bashkëkohore të mësimit të gjuhëve të huaja.

Me këtë metodë, ka thënë ajo, gjuha latine trajtohet njësoj si gjuhët moderne me të cilën mund të komunikohet natyrshëm.

Teksti është i pasur me materiale kulturore, ku çdo njësi zhvillohet në një qytet antik ilir të periudhës romake, ndaj edhe titulli i librit është “Albanica Latina”, që do të përkthehej si “Latinishtja shqipe”.

Profesoresha Bregasi ka thënë se i janë dashur mbi katër vjet për shkrimin e librit.

“Arsyeja pse kam shpenzuar mbi 4 vjet mbi këtë libër është thjesht se tekstet e mëparshme janë shumë të vjetra dhe të përqendruara te gramatika, tashmë metodat e mësimdhënies janë të përqendruara te komunikimi e gramatika shihet në funksion të komunikimit, jo si qëllim më vete”- ka thënë Bregasi për KALLLXO.com.

Sipas saj, gjuha latine është boshti i kulturës europiane.

“Arsyeja tjetër është se gjuha latine është boshti i kulturës europiane, pjesë e së cilës jemi, ndaj nuk mundemi assesi ta injorojmë me kaq lehtësi sa e kemi bërë”- ka thënë ajo.

Mësimi i gjuhës ndahet në 7 njësi, e për secilën ditë të javës, duke filluar nga ‘Dies Lunae’, dita e hënë që zhvillohet në Shkodër, deri te ‘Dies Solis’, dita e diel që zhvillohet në Apoloni, në qytetin e diellit.

Personazhe të këtij libri janë edhe figura historike ilire, duke filluar nga mbretëreshz Teuta, deri te perandorët Anastas e Justinian.

Tekstit nuk mund t’i mungonte perandori i parë romak Oktavian Augusti, i cili shkollohej në akademinë ushtarake të Apolonisë në kohën kur dajën e tij, Cezarin e vranë në Romë.

Përveç, elementeve historike e kulturore, sikurse kemi rastin e përkthimit të një lirike dhe një elegjie nga Gaio Valerio Katuli, libri është i pajisur më ilustrime, lojëra digjitale.

Ballina e Librti “Aalbanica latin”. Foto: Facebook/Majlinda Bregasi.