Boksierja Donjeta Sadiku pas kualikimit në Lojërat Olimpike 2024: Jam krenare që jam shqiptare - VIDEO

Boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku ka arritur të kualifikohet në Lojërat Olimpike Paris 2024 pasi sot më 09.03.2024 mundi italianen, Alessia Mesiano, në gjysmëfinalen e kategorisë -60 kg, të turneut botëror kualifikues.

Sadiku pasi u shpall fituese, u shpreh se është krenare që është shqiptare.

“Jam krenare që jam shqiptare” – shpreh ajo para kamerave.

Donjeta Sadiku e ka siguruar normën e parë olimpike në histori të boksit të Kosovës.

Boksierja Donjeta Sadiku e siguron normën olimpike “Paris 2024”