Foto: Komiteti Olimpik i Kosovës/Facebook

Akil Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Akil Gjakova ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris.

Për të siguruar podiumin, Akil Gjakova fitoi pesë luftëra në kategorinë -73 kg.  Duke fituar medaljen e bronztë, xhudisti Gjakova arkëtoi edhe 700 pikë olimpike për Lojërat Olimpike që po ashtu do të mbahen në Paris këtë vit.
Kjo është medalja e dytë e siguruar nga xhudistët kosovarë pas të artës së Distria Krasniqit.
Gjatë ditës së nesërme në Grand Slamin e xhudos në Paris do të garojnë xhudistët Loriana Kuka dhe Shpati Zekaj.