BE: Po e përcjellim si çështje urgjente kidnapimin e policëve të Kosovës

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian ka thënë se janë duke monitoruar nga afër çështjen e kidnapimit të 3 zyrtarëve policor dje në Kosovë.

Në një konferencë për media, Stano ka thënë se tanimë kjo është një çështje urgjente dhe janë në kontakt me KFOR-in për ta kuptuar se çfarë ka ndodhur.

“Kjo është një çështje që po e përcjellim shumë nga afër, si një çështje urgjente. Ne jemi në kontakt me të dy palët, po ashtu edhe me KFOR-in, gjë e cila është shumë e rëndësishme në këtë çështje për të vendosur se çfarë ka ndodhur me të vërtetë”- tha Stano.

Zëdhënësi i BE-së kërkoi që Kosova dhe Serbia të përmbahen nga veprime të cilat mund të nxisin më shumë tensione në pjesën veriore.

“Në të njëjtën kohë ne i nxisim Kosovën dhe Serbinë të përmbahen nga çfarëdolloj veprimi ose kundërveprimi e cila mund të kontribuoj në rritjen e tensioneve, të cilat tanimë janë vetëm se shumë të larta dhe ne e përsërisim thirrjen e BE-së për shtendosje urgjente me hapa të vendosur”- tha ai.

Policia e Kosovës ka konfirmuar dje se tre zyrtarë policorë kufitar patrullues, siç thonë ata janë  kidnapuar nga forcat serbe.

Policia e Kosovës (PK), në këtë rast njësia policore patrulluese e kufirit ka qenë me detyrë në pikë statike në vendin e quajtur Tresave/Bare, thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës, për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, të cilat shfrytëzoheshin nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë.

Autoritet në Kosovë kanë deklaruar se policët kanë qenë brenda territorit të Kosovës, ndërsa autoritetet serbe kanë deklaruar se policët janë arrestuar në terrorin e Serbisë.

KFOR i cili mbikëqyrë vijën kufitare ende nuk ka dalë me një version të tyre sesi ka ndodhur ngjarja, por vetëm kanë thënë se janë në kontakt me palët.

KFOR konfirmon se është në kontakt me autoritetet e Serbisë për rastin e kidnapimin të 3 policëve