Policia e Kosovës

Bastiset një diskotekë në rrugën Prishtinë - Fushë Kosovë, Policia tregon se çka u sekuestrua

Në rrugën magjistrale Prishtinë – Fushë Kosovë, Policia e Kosovës ka kryer një bastisje në një diskotekë.

11 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, dy thika, dy shufra metalike, një jelek antiplumb, një sprej si dhe pesë shkopinj druri u sekuestruan nga ana e zyrtarëve policorë në këtë operacion policor që u realizua dje rreth orës 22:00.

Lidhur me këtë rast, Policia ka thënë se gjashtë persona të dyshuar janë shoqëruar në stacion policor.

Në njoftimin e Policisë është thënë se zyrtarët e rajonit të Prishtinës, respektivisht stacioni policor Jugu, mbrëmë kanë ka kryer një operacion bastisjeje në përputhje me urdhër kontrollin e nxjerrë nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Tutje u tha se ndaj gjashtë personave të dyshuar me rekomandimin e prokurorit të shtetit janë iniciuar për hetim gjashtë raste të ndryshme penale.

Të dyshuarit u tha se janë proceduar më tej.