LAJMI I FUNDIT - Policia KS2

Aksion në veri, cak dy barnatore

Policia e Kosovës ka kryer bastisje në dy komuna në veri të vendit.

Cak i bastisjes kanë qenë dy barnatore, një në Mitrovicë të Veriut dhe tjetra Zveçan, më datë 07.03.3024.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar, Veton Elshani, i cili thotë se gjatë aksionit nuk kanë hasur në ndonjë problem.

“Gjatë ditës së sotme, Policia ka pasë dy operacione te të cilat i ka asistuar Doganën e Kosovës. Gjatë këtij operacioni i cili është zhvillu në Mitrovicë, veri dhe në Zveçan nuk kemi pasë ndonjë problem për me theksu edhe pse njëri nga ata ende është në vijim e sipër” – tha ai.

Policia nuk dha detaje se çka është konfiskuar.

“Çka është konfiskuar dhe çfarë është marrë prej njërës barnatore dhe çka merret prej tjetrës është dogana që duhet me e pytë”- ka thënë Elshani për KALLXO.com.