Zyrtar policor Foto: Denis Sllovinja/ KALLXO.com 07.04.2024

Për një javë u sekuestruan 6 armë zjarri dhe u shqiptuan mbi 3,800 gjoba në rajonin e Prishtinës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë javës së kaluar në disa raste të ndara ka sekuestruar 6 armë zjarri, 10 thika e municion, si dhe ka shqiptuar 3 mijë e 806 gjoba në rajonin e Prishtinës.

Sipas njoftimit, gjatë javës së kaluar po ashtu janë realizuar 214 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 26 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvjajtje, seanca dhe verifikime.

“Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.