Banorët rezident në kryeqytet nuk do të paguajnë “Prishtina Parking” për veturën e parë

Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, ka thënë se së bashku me kreshefin e Ndërmarrjes Publike Lokale “Prishtina Parking”, Sokol Havolli kanë bërë një propozim pran Kuvendit Komunal.

Ai njoftoi se banorët rezident në Prishtinë nuk do të paguajnë në ”Prishtina Parking” për veturën e parë.

I pari i ekzekutivit lokal njoftoi edhe për investimet në këtë ndërmarrje, duke thënë se janë blerë disa vetura.

“Së bashku me Sokol Havolli, kryeshefin ekzekutiv të kësaj ndërmarrjeje publike të Kryeqytetit, të i propozojmë Kuvendit Komunal edhe largimin e pagesës për veturën e parë për banorët rezident, sepse mundësitë financiare lejojnë këtë ndryshim dhe nuk cënojnë investimet: – tha Rama në Facebook.

“Rregullorja tashmë është e gatshme për votim në Kuvend Komunal. Dhe jemi shumë të kënaqur që për një kohë të shkurtë kemi arritur të kthejmë konceptin nga një ndërmarrje e kundërshtuar në një ndërmarrje të kërkuar nga lagjet. Kemi ende punë, përmirësime dhe investime për të realizuar me Prishtina Parking” – deklaroi ai tutje.