Bahtiri kundër kufizimit të lëvizjes sipas vendimit të Qeverisë, por thërret që të respektohen vendimet

Kryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, sot ka mbajtur mbledhje të radhës me Shtabin Emergjent të kësaj komune, për të diskutuar lidhur me gjendjen aktuale si dhe vlerësimin e masave të reja të vendosura nga Qeveria e Kosovës, për parandalim të përhapjes së virusit COVID-19.

Sipas njoftimit kryetari Bahtiri, potencoi se është̈ kundër vendimit të Qeverisë për masat e kufizimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve nga ora 21:00 deri në orën 05:00, dhe e konsideron si të padrejtë duke e ditur që Mitrovica ka vetëm 115 raste aktive pozitive me këtë virus duke përfshirë edhe pjesën veriore të qytetit, dhe janë̈ mirë të menaxhueshme.

“Është e papranueshme edhe mos definimi i duhur i masave tjera, siç është funksionimi i barnatoreve të cilat nuk lejohen të punojnë pas orës 21:00 me vendosjen e këtyre masave, dhe kjo gjë konsiderohet e patolerueshme sepse qytetarët kanë nevojë për këto shërbime”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Po ashtu kryetari Bahtiri, theksoi se e rëndësishme në këtë situatë pandemike është̈ të arrihet vetëdijesimi i qytetarëve përmes përdorimit të maskës dhe mbajtjes së distancës fizike, e jo të merren vendime të tilla të cilat assesi nuk ndikojnë̈ në parandalim të këtij virusi, por vetëm dëmtojnë̈ më shumë bizneset dhe shkatërrojnë̈ ekonominë̈ e vendit.

Por Bahtiri, tha se këto masa të vendosura do t’i respektojë për hirë të funksionimit normal të shtetit, e jo të atyre njerëzve që sjellin vendime që sipas tij janë̈ të papranueshme dhe jo adekuate për qytetarët.