I ishte ndaluar vozitja dhe u kap sërish, policia i konfiskon veturën një personit

Një personi i hiqet patent shoferi dhe i është konfiskuar përkohësisht vetura nga ana e Policisë së Kosovës pasi u kap duke vozitur ndonëse kishte masë mbrojtëse.

Kjo pasi që të njëjtit ditë më parë policia i kishte vendosur masë mbrojtëse të ndalimit të vozitjes.

E i njëjti u has sërish në trafik nga Njësia e Trafikut Rajonal në Mitrovicën e Jugut.

“Ndaj kundërvajtësit, është shqiptuar gjobë prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative, masa mbrojtëse marrje e patentë shoferit për gjashtë (6) muaj, si dhe i është konfiskuar përkohësisht automjeti po ashtu me masë aktive për gjashtë muaj”- thuhet në njoftimin e policisë të datës 06.04.2024.