Avni Dehari, deputet FOTO-Urim Krasniqi

Avni Dehari udhëheq seancën e sotme të Kuvendit

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari do ta udhëheq seancën e sotme konstituive të legjislaturës së tetë.

Dehari është deputeti më i vjetër i kësaj legjislature.

Vetëvendosje doli e para në zgjedhjet e 14 shkurtit duke i fituar mbi 50 për qind të votave apo 58 deputetë. Përderisa sot pritet që edhe të votohet qeveria e re e Kosovës.

Sipas agjendës, fillimisht do të formohet komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, dhënia e betimit të deputetëve, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.