Prindërit rrëfejnë për “intervistimet e fshehta të Astrit Deharit”

Xhemile dhe Avni Dehari po pretendojnë se djali i tyre që vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, tri vite me parë ishte intervistuar fshehtas.

Narrativi zyrtar nga Prokuroria është se Astrit Dehari nuk u intervistua në kohën sa ishte në paraburgim.

Megjithatë, babai i Astritit në një rrëfim për emisionin “Jeta në Kosovë”, tha se Astriti kishte përmendur intervistime gjatë natës.

“Prokuroria thotë se nuk është marrë në pyetje Astriti për 78 ditë sa ka qenë aty në burg mirëpo kur kemi qenë në vizitë, nanës së vet Xhemiles [Astriti], i ka thanë se po më marrin jashtë burgut natën pom marrin në pyetje”, tha ai.

Sipas Deharit, Astriti ishte kërcënuar për ta pranuar veprën për të cilën akuzohej ose do t’i merrte mbi 10 vjet burg.

Tri vite pas vdekjes së Astrit Deharit  në Qendrën e Paraburgimit të në Prizren, Prokuroria Speciale hapi hetime të reja.

Rasti Dehari u rihap përsëri pas arritjes së raportit nga Zvicra i cili nuk përjashtoi mundësinë e vrasjes së aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Dehari.

Pas pranimit të këtij raporti Prokuroria e Prizrenit kishte deklaruar se nevojitet një hetim i ri për të qartësuar rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Intervistën e plotë me prindërit e Astrit Deharit mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm