Automjeti bie në humnerë, 8 të vdekur në Shqipëri

Një aksident me tetë persona të vdekur ka ndodhur në Këlcyrë të Shqipërisë.

Aksidenti raportohet se ka ndodhur më 02.01.2024 rreth orës 04:00.

Siç raportojnë mediat shqiptare,  7 prej viktimave janë shtetas të huaj, emigrantë, dhe shoferi i automjetit nga Shkodra.

Automjeti dyshohet se është përmbysur në një shpat të pjerrët buzë Vjosës.