Rryma, Kursimi i energjisë elektrike, Foto: Pixabay

ASK: Mbi 82% e familjeve përdorën dru zjarri për ngrohje gjatë vitit 2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat mbi konsumin e energjisë elektrike nga ekonomitë familjare.

Sipas këtyre të dhënave, 82.33% e ekonomive familjare në Kosovë kanë përdorur dru zjarri për ngrohje në vitin 2022.

Në vendin e dytë pas drurit është renditur plini me 17.8%. Bazuar në të dhënat e ASK-së, gjatë vitit 2022, vetëm 1.8% janë ngrohur me thëngjill.

Sipas ASK-së, Konsumi i Energjisë në Ekonomitë Familjare (KEEF) është një studim i bazuar në një mostër probabiliteti, pra karakteristikat e popullsisë vlerësohen duke përdorur të dhënat e mbledhura nga njësitë e mostrës dhe duke aplikuar teorinë e probabilitetit.

Ky publikim do të përsëritet çdo katër vjet nga ASK-ja.