Foto: Ilustrim

Arrestohet pasi prezantoi dokument të rremë se është zyrtar

Një person nga fshati Banjë e Komunës së Malishevës është arrestuar dy ditë më parë nga policia.

Kjo pasi që i njëjti kishte prezantuar rrejshëm se është person zyrtar. Policia ka sqaruar se i dyshuari për të dalë më lehtë nga zona e karantinës ka prezantuar një dokument  që aludoi se është person zyrtar.

Lidhur me rastin është njoftuar njësiti i hetimeve, ku sipas hetimeve ka rezultuar se ky dokument të jetë i rremë.

Pas njoftimit të Prokurorit të Shtetit, me vendim të këtij të fundit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.