Ilustrim Foto: KALLXO.com

Arrestohet një 43-vjeçar në Ferizaj, dyshohet për vjedhje të çantave e një kulete

Një person i moshës 43-vjeçare është arrestuar dje nga Policia e Kosovës në Ferizaj, nën dyshimin se ka kryer disa vjedhje në Ferizaj.

Sipas Policisë së Kosovës, personi i arrestuar dyshohet se në katër raste të ndara ka vjedhur një çantë dore me disa dokumente, një çantë tjetër brezi me 2 mijë e 500 euro kesh, një telefon celular si dhe një portofol me para kesh rreth 100 euro.

“I dyshuari M.I është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit të tij nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore” – ka bërë të ditur Policia e Kosovës.