Foto: KALLXO.com Ilustrim

Arrestohet ferizajasi pasi bashkëjetonte me të miturën

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të bashkëjetesës jashtëmartesore me një person nën moshën 16 vjeçare.

Sipas policisë, rasti është raportuar para rreth një jave, ndërsa gjatë ditës së djeshme është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti tash e një javë ishte duke bashkëjetuar me një të mitur.

Viktima e rastit është intervistuar në prezencën e punëtorit për punë sociale, dhe e njëjta me vetëdëshirë dhe me pëlqimin e prindit të saj, është kthyer për të jetuar në shtëpinë e të dyshuarit.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.