Ilustrim

Arrestohet 29-vjeçari në Ferizaj, ishte i dënuar me 160 ditë burg për ngacmim dhe vjedhje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 29-vjeçar, i cili ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës në Ferizaj për ngacmim dhe vjedhje, i dënuar me 160 ditë burg.

“Pas kompletimit të dokumentacionit policët e stacionit të Kaçanikut e kanë dërguar në vuajtje të dënimit” – thuhet në njoftimin e Policisë në Ferizaj.

I dyshuari Sh.H, është arrestuar më 12.04.2024, rreth orës 15:30, në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj nga Njësia e Reagimit të Shpejtë.

Policia rajonale e Ferizajt i ka falënderuar qytetarët për bashkëpunim dhe ka inkurajuar edhe të tjerët që të bashkëpunojnë me policinë.

“Sa herë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë” – thuhet në njoftimin e Policisë.