Ambasadori suedez viziton qendrën e votimit në Çaber të Zubin Potokut

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund ka vizituar qendrën e votimit në fshatin Çaber të Zubin Potokut për të parë nga afër procesin zgjedhor.

Foto: KALLXO.com

KALLXO.com raportoi se edhe ambasadori i Zvicrës ka vizituar njërën nga qendrat e votimit në Zveçan.

Deri në orën 11:00 sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në katër komunat në të cilat po zhvillohet procesi zgjedhor kanë votuar 313 votues, dhe procesi ka kaluar pa asnjë incident.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca u ka bërë thirrje qytetarëve të Zubin Potokut, Leposaviqit, Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit që të dalin masivisht në zgjedhje.

KALLXO.com po raporton nga katër komunat ku po mbahen zgjedhjet lokale.

Lajm në Zhvillim – Zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës