Ambasadori i Zvicrës në Kosovë viziton qendrën e votimit  në fshatin Lipë të Zveçanit

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly është duke qëndruar për vizitë në qendrën e votimit në fshatin Lipë të Komunës së Zveçanit për t`u informuar për gjendjen nga afër.

Në këtë qendër deri në këto momente kanë votu 58 qytetarë nga 206 qytetarë që kanë drejtë vote.

Në katër komuna në veri të vendit sot mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Deri në orën 11:00 sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në katër komunat në të cilat po zhvillohet procesi zgjedhor kanë votuar 313 votues, dhe procesi ka kaluar pa asnjë incident.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca u ka bërë thirrje qytetarëve të Zubin Potokut, Leposaviqit, Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit që të dalin masivisht në zgjedhje.

Lajm në Zhvillim – Zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës