Ambasada e Gjermanisë mohon të ketë bojkotuar pritjen shtetërore për Ditën e Çlirimit
Ambasada gjermane në Prishtinë kanë konfirmuar se në pritjen zyrtare të organizuar nga Presidenca dhe Kryeministria për Ditën e Çlirimit më 12 qershor, kanë pasur përfaqësuesin e tyre.
Mbrëmë, ambasadorët e shteteve të QUINT-it (Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Italia, Franca dhe Britania e Madhe) nuk janë parë në eventin e organizuar për ditën e çlirimit.
Sebastian Leuschner zëdhënës i ambasadës, ka thënë për KALLXO.com se në këtë event ka qenë zëvendës kreu i misionit, në vend të ambasadorit Joern Rohde.
“Ambasada gjermane ka pranuar ftesë për të marrë pjesë në këtë ngjarje dhe zyrtarisht në të është përfaqësuar nga zëvendëskreu i misionit, siç ka ndodhur në shumë raste”, ka thënë ai.
Në ngjarjen e mbrëmshme, nuk janë parë asnjë nga ambasadorët e QUINT.
Ambasada e Italisë për KALLXO.com ka konfirmuar se kanë dërguar zëvendës ambasadorin.
E në anën tjetër, nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë kanë deklaruar për KALLXO.com se nuk kanë pasur ftesë për të marrë pjesë.
Në këtë ngjarje nuk janë parë as krerët opozitarë.
Pritja shtetërore për ditën e çlirimit pa prezencën e ambasadorëve të vendeve mike