Alivanoset një person në një autobus në Prishtinë, dërgohet në QKUK pa shenja jete

Një person ka vdekur, pasi u alivanos në një autobus urban në Prishtinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka bërë të ditur mjeku kujdestar, Agron Çitaku, i cili deklaroi se, viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pa shenja jete.

“Po ka vdekur në vend dhe te ne e kanë pru të vdekur”- tha Çitaku.

Ai shtoi se trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës në lidhje me këtë rast.

Zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti ka thënë se rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Ahmeti thotë se rasti ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Prishtinë, saktësisht në një autobus ku një person është alivanosur, vdekja të cilit është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK.

“Sot rreth orës 14:00, në stacionin policor Jugu në Prishtinë, është iniciuar një rast Hetim mbi vdekjen. Rasti ka ndodhë rreth orës 11:30, në rrugën Dëshmorët e Kombit në Prishtinë, saktësisht në autobus ku një person është alivanosur. Viktima mashkull, menjëherë është dërguar në QKUK, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e tij”- ka thënë Ahmeti për KALLXO.com.

Ajo tha se rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë