Aktakuzë ndaj tre të dyshuarve që sulmuan gazetarin Valon Syla

Prokuroria Speciale (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë kundër tre të pandehurve L. D., K. H. dhe O.H.

Sipas Prokurorisë ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit, të motivuar me ideologji ekstreme radikale Islame përkatësisht të besimit fetarë, e kanë sulmuar fizikisht dhe i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore të dëmtuarit, gazetarit, Valon Syla.

Sipas Aktakuzës me këto veprime të pandehurit L. D., K. H. dhe O. H. në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale lëndimi i lehtë trupor.

Sulmohet gazetari Valon Syla