Sulmohet gazetari Valon Syla

Drejtori i Gazeta Metro dhe gazetari, Valon Syla është sulmuar sonte nga tre presona në lagjen ‘Bregu i Diellit’ në Prishtinë, shkruan Gazeta Metro.

Sipas Gazetës Metro, gazetari Valon Syla është sulmuar pas përfundimit të emisioni “Pressing” në Televizionin 7 ku ai kishte qenë i ftuar.

“Në mbrëmjen e sotme pas emisionit që kishte në Pressing në lidhje me gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, është sulmuar gazetari dhe drejtuesi i Gazeta Metro, Valon Syla. Ai është sulmuar nga disa persona para lokalit të quajtur ‘Image’. Syla ka pësuar lëndime të lehta trupore” – thuhet në raportimin e Gazeta Metro.

Gazeta Metro shprehet e shqetësuar me sulmin ndaj kolegut Syla dhe akte të tilla cenojnë shprehjen e lirë.

KALLXO.com ka provuar të bie në kontakt me gazetarin Syla, por ai nuk ka qenë i qasshëm.

Poashtu, KALLX.com ka provuar të marrë përgjigje edhe nga Policia e Kosovës, por deri më tani ata nuk kanë kthyer përgjigje.