Aksioni kundër korrupsionit në Gjakovë, IPK hetoi rastin për gati 1 vit

Më shumë se 9 muaj ka zgjatur një hetim i Inspektoratit Policor të Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale për më shumë se 50 zyrtar policor kufitar të cilët po dyshohet se kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare duke marrë edhe ryshfet.

KALLXO.com mëson se IPK ka siguruar materiale të rëndësishme të cilat vërtetojnë dyshimet se zyrtarët policor kufitar në Rajonin e Gjakovës dhe në disa pika kufitare dyshohen se kanë marrë ryshfet deri sa ishin në kryerje të detyrës.

Gjithashtu IPK ka njoftuar se në hetim të këtij rasti janë përdorur edhe masa të ndryshme të fshehta të hetimit.

KALLXO.com raportoi se cak i IPK-së në aksionin e sotëm janë mbi 50 zyrtarë policor të Departamentit Kufitar të Policisë së Kosovës.

Aksion për korrupsion në Gjakovë, cak policia kufitare-Pamje