Aksion për korrupsion në Gjakovë, cak policia kufitare-Pamje

Dhjetëra zyrtarë të Inspektoratit Policor të Kosovës janë vendosur në disa pika në rajonin e Gjakovës dhe janë duke zhvilluar një operacion kundër korrupsionit.

Cak i këtij aksioni të IPK-së janë zyrtarët policor kufitar.

KALLXO.com mëson se gjatë ditës së sotme do të arrestohen dhjetëra zyrtarë policor kufitar. 

IPK në një njoftim ka thënë se  aksioni po zhvillohet në koordinim me Prokurorinë Speciale. 

“Operacionit të sotshëm i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar””, thuhet në njoftim.