Aksidenti me fatalitet në Kijevë, viktimia u gjuajt mbi 15 metra nga goditja e veturës

Prokuroria e Gjakovës ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj drejtuesit të mjetit i cili dyshohet se ka goditur me veturë një person i cili ka vdekur në vendin e ngjarjes në fshatin Kijevë të Malishevës me datë 19.02.2022.

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se i pandehuri duke mos e përshtatur shpejtësinë e automjetit me kushtet e rrugës kishte goditur viktimën duke e gjuajtur në një distancë prej 15.70 metra.

Viktima që ishte duke lëvizur në këmbë skaj rrugës ishte përplasur në tokë pa shenja jete.

Në njoftim të prokurorisë është treguar se ngjarja ka ndodhur në fshatin Kijevë të Malishevës.

Tutje është thënë se i pandehuri, me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data kur ka ndodhur aksidenti.

Malishevë, këmbësori goditet për vdekje nga një veturë