Foto: Ilustrim

Malishevë, këmbësori goditet për vdekje nga një veturë

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur dje rreth orës 21:35 në Kijevë të Malishevës.

Policia njofton se një burrë duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë ka goditur me veturë një këmbësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante policore dhe një ekipe e ndihmës së shpejtë e cila ka konstatuar se si pasojë e lëndimeve të marra trupi i viktimës është pa shenja jete.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Në anën tjetër, Policia e rajonit të Gjakovës ka informuar se viktima është një 60-vjeçar, kurse i dyshuari është 20 vjeçar.