Prishtina. Pamje nga droni: BIRN

Aksident në Prishtinë, dy persona mbesin të lënduar

Një aksident ka ndodhur sot në Prishtinë, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar.

Sipas zëdhënëses së Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:30 në rrugën “Enver Maloku”.

“Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti për KAllXO.com.

Tutje Ahmeti tha se njësiti i trafikut është duke u marrë me rastin.