Spitali i Pejës - Foto: KALLXO.com

Aksident në Istog, lëndohet një fëmijë

Policia e Kosovës njofton se një person në Istog derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet se nga pakujdesia dhe nga mospërshtatja e shpejtësisë ka goditur një fëmijë i cili ishte suke kaluar rrugën.

Sipas raportit policor, si pasojë e aksidentit fëmija ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.

Në konsultim me prokurorin, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:05 në fshatin Vrellë të Istogut.