Aksident ndërmjet tri veturave në afërsi të Skenderajt (FOTO)

Një aksident trafiku ka ndodhur para rreth një ore në rrugën Klinë e Epërme – Skenderaj.

Një qytetar ka dërguar fotografi në redaksinë e KALLXO.com nga vendi ku ka ndodhur aksidenti.

Në fotografi shihen tri vetura të cilat janë përfshirë në këtë aksident.

Nuk dihet ende nëse ndonjë person ka pësuar lëndime si pasojë e këtij aksidenti.

KALLXO.com ju sjell fotografi nga vendi  ku ka ndodhur aksidenti.