Aksident mes dy veturave në Dubovë të Pejës, lëndohen pesë persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Dubovë të Pejës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Më tej ai ka thënë se të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.

“Rreth orës 17:30, Policia është njoftuar për një aksident në fshatin Dubovë të Pejës. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, derisa lëndime kanë marrë pesë persona. Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës”, ka thënë Gashi për KALLXO.com.