Merdare foto Kallxo com

Akciza kontribuuesi i dytë më i madh në buxhet

Të hyrat nga akciza në buxhetin e Kosovës për vitin 2021, regjistruan vlerë rekorde. Shuma e parave të mbledhura nga kjo taksë kalon gjysmë miliardi euro, saktësisht 501 milionë e 295 mijë euro.

Pjesa kryesore e të hyrave u mblodhën në kufi, ndërsa vetëm 37 mijë euro nga akciza e brendshme.

Që nga viti 2016 e këndej, vlera më e lartë e të hyrave u regjistrua në vitin 2021, ndërsa ajo më e ulët në vitin 2020, me gjithsej 398 milionë e 72 mijë euro. Rikujtojmë se në vitin 2020 në Kosovë filloi pandemia e virusit COVID-19 dhe masat e ndërmarra më pas nga Qeveria.

Nga të dhënat për këto gjashtë vite, rezulton se mesatarisht çdo vit, nga taksa e akcizës, Kosova mblodhi 432 milionë euro.

Akciza njihet si taksë për produktet e akcizës të importuara për në territorin e Kosovës.

Ditë më parë, KALLXO.com raportoi se nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSh), Kosova voli të hyra për buxhetin e shtetit rreth 1.04 miliard euro.

Mbi një miliard euro nga TVSh-ja për buxhetin e shtetit, më e larta në tre vitet e fundit