Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSh), Burimi: Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Ilustroi: Rrahman Ramaj, KALLXO.com

Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSh), Burimi: Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Ilustroi: Rrahman Ramaj, KALLXO.com

Mbi një miliard euro nga TVSh-ja për buxhetin e shtetit, më e larta në tre vitet e fundit

Të hyrat për buxhetin e shtetit, nga tatimi mbi vlerën e shtuar që shkurtimi njihet si TVSh, në vitin e kaluar ishin rreth 1.04 miliard euro. Kjo shumë e të hyrave regjistrohet si më e larta në tre vitet e fundit.

Në vitin 2020, kur edhe Kosova u godit nga pandemia e virusit COVID-19, nga ky lloj tatimi u volën gjithsej 770 milionë e 145 mijë euro ndërsa dy vite më parë, përkatësisht në vitin 2019, shuma e parave të mbledhura për buxhetin nga tatimi indirekt ishte 845 milionë e 647 mijë euro.

Për t’u rikthyer tek viti 2021, nga gjithsej 1 miliard e 38 milionë e 218 mijë euro, sa grumbulloi shteti të hyra nga TVSh-ja, pjesa më e madhe e saj u grumbulluar në kufi, që përbën shumë e 746 milionë e 548 mijë euro, pastaj nga TVSh-ja e brendshme u grumbulluan gjithsej 291 milionë e 495 mijë euro, si dhe nga TVSh-ja e shtyrë prej 175 mijë euro.

Këto të dhëna që ende janë të pa audituara, u bënë të ditura nga raporti vjetor financiar për vitin 2021, i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.

Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSh), Burimi: Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Ilustroi: Rrahman Ramaj, KALLXO.com
Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSh), Burimi: Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Ilustroi: Rrahman Ramaj, KALLXO.com

Për më shumë artikuj lidhur me Tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSh), kliko këtu.