Kërcënohet dhe pengohet ekipi i Lajmi.net në Gjykatën e Prizrenit. Foto: AGK/Facebook

AGK dënon kërcënimin dhe pengimin e ekipit të 'Lajmi.net' në Gjykatën e Prizrenit

Një ekip i gazetarëve të portalit online, ‘Lajmi.net’ është penguar në punën e tyre dhe janë kërcënuar seriozisht gjatë një seance në Gjykatën Themelore në Prizren.

Ekipi, sipas Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës ka qenë i përbërë nga gazetari Selim Miftari dhe kameramani Përparim Tufa.

AGK ka thënë se sipas redaksisë, një i akuzuar me inicialet V.H. e ka penguar punën e ekipit në prani të gjyqtares së rastit, duke kërkuar që të mos xhirojnë dhe t’i fshijnë materialet.

Sipas AGK-së, në një moment, ai ia ka kapur edhe kamerën kameramanit Përparim Tufa, duke iu drejtuar me fjalët “ule qeta”, kurse në një moment tjetër i akuzuar, i drejtohet ekipit të ‘Ljajmi.net’ me fjalët: “Qat incizimin që e bone në korridor, ruju po gabon me e qitë. Qitash thuj kërcënim direkt kshtu thuj m’ka kërcnu…”

AGK tha se e e dënon kërcënimin që tha se është presion i hapur ndaj punës së medies dhe e rrezikon seriozisht sigurinë e gazetarëve.

Po ashtu AGK-ja kërkoinga trupat gjykues në gjithë vendin, që kur seancat të jenë publike, të sigurohen që gazetarët dhe mediet, të jenë në gjendje të kryejnë punën e tyre të lirë, dhe të papenguar.