Shqipëri, Andrea Tedesco largohet nga drejtimi i Kombëtares U-17
Federata Shqiptare e Futbollit (FShF) ka njoftuar se trajneri Andrea Tedesco nuk do të vazhdojë më detyrën e tij në krye të Kombëtares U-17, pas përfundimit të kontratës.
Në një deklaratë zyrtare, FShF-ja e ka falënderuar Tedescon për përkushtimin, profesionalizmin dhe punën e tij gjatë drejtimit të ekipit të të rinjve kuqezi.
“Federata e Futbollit falënderon Andrea Tedescon për përkushtimin dhe punën e bërë në krye të Kombëtares U-17 dhe i uron suksese në të ardhmen” – thuhet në komunikatë.
Gjatë periudhës së tij si trajner, Tedesco drejtoi Kombëtaren U-17 në gjithsej 14 ndeshje, prej të cilave 6 ishin miqësore, duke kontribuar në rritjen dhe përgatitjen e talenteve të rinj për nivelet më të larta të futbollit ndërkombëtar.
FShF-ja pritet të bëjë të ditur së shpejti emrin e trajnerit të ri që do të marrë drejtimin e kësaj përfaqësueseje.