59 vjeçari nga Kosova mbytet në det, ishte për pushime në Velipojë

Një 59 vjeçar nga Kosova me inicialet H. H. është mbytur sot në plazhën e Velipojës.

Siç raportojnë mediat nga Shqipëria në vendin e ngjarjes kanë dalë grupet hetimore të cilat po merren me rastin.

  1. H. është viktima e tretë e cila humbi jetën në bregdetin e Shqipërisë vetëm gjatë ditës së sotme.

Kallxo.com më parë raportoi edhe për dy viktima të mbytura në plazhin e Spillesë në afërsi të Kavajës.

Viktimat siç raportojnë mediat në Shqipëri janë identifikuar si shtetasit M. M., 79 vjeç dhe C. M., 78 vjeç, pushues nga Maqedonia e Veriut.

Mbyten në det dy pushues në Shqipëri