Peja- foto:kallxo.com

24 orë pas vjedhjes, Policia arreston të dyshuarin

Policia në Rajonin e Pejës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhje të rëndë.

Sipas policisë, arrestimi i të dyshuarit është bërë nën dyshimet se i njëjti një ditë më parë kishte kryer një vjedhje brenda një shtëpie.

Sipas pronarit të shtëpisë, i dyshuari kishte depërtuar me forcë në shtëpinë e tij dhe kishte vjedhur disa gjësende.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.