100 euroshi për punëtorët e sektorit privat, sot mbyllet afati për aplikim

20 maji është dita e fundit në të cilën punëtorët e sektorit privat mund të aplikojnë për shtesën prej 100 euro.

Ky është LINKU në të cilin mund të aplikoni.

Deri më 11 maj për këtë shtesë kishin aplikuar mbi 290 mijë punëtorë ndërsa ende nuk dihet se kur paratë do të shpërndahet  për këtë kategori.

Qeveria e Kosovës më 12 prill mori vendim për ndarjen e një shume prej 100 eurosh për të gjithë pensionistët, studentët, punëtorët e sektorit publik e privat si dhe personave në skemë sociale.

Pensionistët si kategori e morën të parët 100 eurot, ndërsa me pagën e prillit shtesën e morën  punëtorët e sektorit publik.

Ndërsa vazhdon të jetë i hapur aplikimi për studentët deri më 3 qershor.

Kurti: Do t’i ndajmë nga 100 euro për pensionistët, punëtorët e studentët