Kurti: Do t'i ndajmë nga 100 euro për pensionistët, punëtorët e studentët

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka premtuar se për muajin prill pensionistëve dhe punëtorëve të sektorit privat e publik do t’iu ndahen nga 100 euro shtesë.

Kurti tha se nga 100 euro do t’iu ndahen edhe studentëve, derisa vlera totale e të gjitha shtesave do të jetë rreth 100 milionë euro.

Ai tha se në mbledhjen e qeverisë, nesër do të prezentohet edhe Ligji për pagën minimale që pritet të jetë 264 euro.

“Për muajin prill do ta dyfishojmë asistencën sociale, pensionistëve do t’i ndajmë nga 100 euro shtesë. Do të mbështesim të gjithë punëtorët privat me 100 euro. Si dhe 100 euro edhe për punëtorët publikë. Gjithashtu të gjithë studentët do të mbështetën me 100 euro. Vlera totale e këtyre masave do të jetë mbi 100 milionë euro. Këto do të prezantohen nesër në mbledhjen e qeverisë. Gjithashtu do të prezantohet edhe Ligji për Pagën minimale, që do të jetë 264 euro ”, tha Kurti.